Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë temë e mediave britanike, shkruan GazetaBlic.Ndërsa kishte dalur me bashkëshorten e tij për darkë, për Festën e 28 Nëntorit ku publikuan kështu dhe një foto duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
“Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka dhe bashkëshortja Leonita mund të përballen me një reagim publik, pasi ata bënë gjestin shqiptar të shqiponjës gjatë një darke romantike”, shkruan The Sun.Gjithashtu media britanike shkruan se Xhaka së bashku me Xherdan Shaqirin dhe Shkodran Mustafi, janë përfshirë në polemika mbi përdorimin e këtij gjesti kohëve të fundit, kur dhe ishin golashënues në ndeshjen Zvicër-Serbi, më 22 qershor.
Gjesti është një simbol nacionalist, që përfaqëson shqiponjën me dy kokë mbi flamurin kombëtar të Shqipërisë.