Shkup, 18 tetor – Festival Ndërkombëtar i Tetatrit, Skupi Festival, në çdo edicion të saj sjell shfaqje interesante. E tillë ishte edhe shfaqja “Fol Medea”, me tekst dhe regji të Mehdi Sheikhvand, realizim ky i Kompanisë Teatrore Jirjirak nga Tehrani. Në fakt, bëhet fjalë për një shfaqje, përplot me simbolikë dhe që në qendër të vëmendjes ka gruan, përkatësisht vuajtjen e saj, shtypjet që i bën dhe mos-shprehja e respektit të merituar. Medea, një figurë mitologjike, në këtë rast vjen e mishëruar në fatin e një grua të lënë anash.
Autori dhe regjisori Mehdi Sheikhvand ka zgjedhur një koncept interesant, duke na ofruar një shfaqje shumë të mirë dhe njëherit edhe aktualitetin e teatrit iranian. Të mërkurën në mbrëmje në skenën e Qendrës Kulturore të të Rinjve u ngjit Teatri Kombëtar Bullgar “Ivan Vazov” me shfaqjen “Shërbëtoret” të Jena Genet dhe në regji të Diana Dobreva. (sh.h.)