The Crown ka ndërprerë xhirimet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Një përfaqësues i Netflix konfirmon për Entertainment Tonight se në shenjë respekti, xhirimet në The Crown u pezulluan të premten. Xhirimet gjithashtu do të pezullohen edhe në ditën e funeralit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës.
Ishte Peter Morgan, regjisori i The Crown që përmes një statusi që ditën e enjte, kur mbretëresha u shua shkruante se nuk ka asgjë për të thënë për momentin veç heshtjes në shenjë respekti. Njëherësh njoftoi se do të ndërpriste xhirimet. The Crown është një serial në Netflix i ndërtuar mbi jetën e familjes mbretërore.