Shkup, 18 maj – Me betimin e dhënë për jodhunë dhe me tingujt e muzikës operistike të Shtrausit “Lakuriqi” sot saktë në mesditë në sheshin “Maqedonia” në Shkup rreth 1.000 maturantë do të vallëzojnë kuadrilin.
Maturantët e Shkupit vallëzuan njëkohësisht me moshatarët e tyre nga 62 qytete në Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Sllovaki, Slloveni, Serbi, Turqi, Hungari, Kroaci dhe Mal të Zi.
Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili ka qenë i pranishëm në këtë manifestim, u porositi maturantëve që gjatë tërë jetës t’i mbajnë entuziazmin dhe energjinë të cilat deri tani i kanë dhe të përkushtohen ndja gjithë asaj që do ta punojnë.
Si kryetar i qytetit paralajmëroi se do të kujdeset që Shkupi të bëhet qytet bashkëkohor, evropian dhe i sigurt në të cilin, siç tha, nuk dyshon se maturantët do të zgjedhin ta vazhdojnë jetën e tyre.
Parakalimi i maturantëve filloi të organizohet në vitin 2001 në Lubjanë, ndërsa në Maqedoni për herë të parë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe Ohër.
Organizatorë janë Drejtoria për kulturë dhe art në Shkup dhe Klubi sportiv i vallëzimit “Ritam plus” nga Shkupi, nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian.