Pas rreth dy orëve tensione para Parlamentit në Tiranë, në përpjekjen që protestuesit të hynë në ndërtesë, duke hedhur lëndë të forta ndaj policëve, përdorimin e gazit lotsjellës dhe topave të ujit nga ana e policisë, me thirrje të liderit të opozitës Lulzim Basha populli u tërhoq prej para shtëpisë ligjvënëse.
Protestuesit e kryesuar nga Basha marshuan drejtë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj bulevardit “Zhan D’ark” dhe ndaluan para selisë së Partisë Demokratike.
Pritet që pas fjalimit të Bashës pjesëmarrësit në protestë të largohen.
Protesta filloi në orën 11 para Qeverisë, por gjendja eskaloi kur populli i grumbulluar shkoi para Parlamentit, ku ishin lënduar shumë policë nga goditja me lëndë të forta.
Për qetësimin e gjendjes thirrje bëri edhe presidenti shqiptar Ilir Meta.(koha.mk)