Një ushtar nga operacioni “Sentitel”, i cili është pjesë e misionit antiterrorist në Francë, është sulmuar nga një burrë i armatosur me thikë. Ushtari ka reaguar shpejtë dhe sulmuesi është kapur. Nuk ka të lënduar në incident. Sulmi ka ndodhur herët në mëngjes në metro-stacionin “Shatle”. Sipas burimeve policore, sulmuesi gjatë incidentit “e ka përmendur Allahun”. Ky është sulmi i shtatë ndaj ushtarëve nga operacioni “Sentitel”, i filluar pas sulmeve në Paris në nëntor të vitit 2015.