Shkup, 20 qershor – Persona të panjohur me thikë mbrëmë rreth orës 23:30 i kanë shkaktuar lëndime në pjesën e zemrës personit M.B. (24) nga fshati Gërçec i Shkupit. Siç kumtoi sot MPB-ja, personi u sulmua para një kafiterie te sheshi Skenderbeu në Shkup. I lënduari u dërgua në Qendrën klinike në Shkup, ku iu tregua ndihmë mjekësore dhe gjendet në rrezik për jetë. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçimin e tërësishëm të rastit.