Shkup, 29 prill – Tetë kompani të huaja kanë marrë vendim për investim në Maqedoni dhe pritet konfirmimi i kompanive amë që të nënshkruhen marrëveshjet.
Këtë e paralajmëroi Zoran Zaev në intervistën për Radio Evropa e Lirë.
“Për dhjetë muaj kemi nënshkruar 10 marrëveshje me investues të huaj, ndërsa tetë kompani shtesë kanë marrë vendim ekipet negocuese për investim në Maqedoni dhe e presin konfimimin e kompanive amë t’i autorizojnë që t’i nënshkruajnë. Negociojmë me 200 kompani. Dhe me siguri kjo nuk është vetëm suksesi ynë, kjo është diçka që ka filluar edhe Qeveria paraprake, por ne këtë e sendërtuam dhe kjo rritet”, thekson Zaev në intervistë.
Në të shpreh shpresë se rritja e projektuar prej 2,3 për qind është e kapshme nëse realizohen 65 deri në 70 për qind nga investimet e paralajmëruara kapitale.