Çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta për 0,5 për qind në nivel mujor, gjegjësisht për 0,8 për qind në nivel vjetor, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës. Në janar të vitit 2017, në krahasim me dhjetorin e vitit 2016, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupet Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 0,9 për qind, Energjia dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,3 për qind dhe Prodhimet intermediare përveç energjisë për 0,2 për qind.
Në janar të vitit 2017 në krahasim me janarin e vitit 2016, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në grupet Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4,4, për qind, Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 0,6 për qind dhe Prodhimet kapitale për 0,5 për qind.