Është ndeshje e cila transmetohet në tërë botën dhe nuk ka shtet dhe tifozë që nuk ka dëshirë ta shikojë dhe shijojë një spektakël të tillë botëror kur në pyetje janë skuadrat si Barcelona dhe Real Madrid. Të dyja skuadrat zhvilluan stërvitjet e fundit gjatë pasdites të së premtes, dhe pothuajse është gjithçka gati për superndeshjen e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 16.15, dhe krejtë kjo për shkak të tregut aziatik. Lajm i mirë për Barcelonën është rikthimi i mesfushorit Andres Iniesta që mund të luajë nga minuta e parë edhe pse kjo është çështje e trajnerit, kurse te Raeli do të mungojë tash e katërt muajt e ardhshëm Gareth Bale.