Shkup, 20 mars – Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej në janar të këtij vitit janë më të larta për 0,4 për qind në nivel mujor, ndërsa për 2,8 për qind në nivel vjetor.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2017, çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej, janë më të larta në sektorët xehetari dhe nxjerrjen e gurëve për 4,0 për qind dhe industrinë për përpunim për 0,1, ndërsa në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim janë më të ulëta për 0,8 për qind.
Në krahasim me janarin e vitit 2017, janë më të larta në sektorët xehetari dhe nxjerrjen e gurëve për 20,2 për qind, industrinë e përpunimit për 1,6 ndërsa në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim janë më të ulëta për 1,8 për qind.
Çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja në janar të këtij viti janë më të larta për 0,4 për qind në nivel mujor, ndërsa për 3,4 për qind në nivel vjetor.
Në krahasim me dhjetorin e vitit 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja janë më të larta në sektorët xehetari dhe nxjerrjen e gurëve për 3,5 për qind dhe në industrinë e përpunimit për 0,1 për qind. Në raport me janarin e vitit 2017, janë më të larta në sektorët xehetari dhe nxjerrjen e gurëve për 32,2 për qind dhe në industrinë përpunuese për 0,8 për qind.