Çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në shkurt të këtij viti janë më të larta për 0,8 për qind në nivel mujor, ndërkaq për 4,5 për qind në nivel vjetor. Enti Shtetëror për Statistikë kumtoi se në shkurt të këtij viti, në krahasim me janarin e vitit 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale, janë më të larta në sektorin Xehetari dhe nxjerrje e gurëve për 3,6 për qind, në sektorin Industri përpunuese për 0,4 për qind dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 1,8 për qind.
Në shkurt të vitit 2017, në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale janë më të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 30 për qind, në sektorin Industri përpunuese për 2,8 për qind dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 0,7 për qind. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, në shkurt të këtij viti, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregjet e huaja janë më të larta për 0,1 për qind në nivel mujor, ndërsa për 9 për qind në nivel vjetor.
Në shkurt të këtij viti, në krahasim me janarin e po këtij viti, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregjet e huaja janë më të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 5,2 për qind, ndërsa në sektorin Industri përpunuese janë më të ulëta për 0,5 për qind. Në shkurt të këtij viti, në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregjet e huaja janë më të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 43,4 për qind, ndërsa në sektorin Industri përpunuese për 5,6 për qind.