Ohër, 18 mars – Pas motit të lig dje në Ohër Shtabi i krizave i qytetit ka konstatuar se dëmtime më të mëdha prej valëve të mëdha të shkaktuara nga era e fuqishme ka në objektet në bregun e liqenit nga Kaneo deri tek sheshi i qytetit.
Në pastrimin i cili vazhdon edhe sot do të angazhohen Ndërmarrjet Publike me punëtorë të nevojshëm të cilët do të jenë të gatshëm me vegla dhe mekanizim t’i sanojnë dëmet.
Nga Shtabi i krizave apelojnë që të largohen automjetet dhe të rregullohet komunikacioni në pjesën e vjetër të Ohrit që të mundet mekanizimi në mënyrë të papenguar të punojë në pastrimin.
Personat juridikë dhe fizikë të cilët janë të dëmtuar prej motit të ligë nga e hëna do të mund të dorëzojnë kërkesë për dëmshpërblim. Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve prej fatkeqësive elementare pas denoncimeve do të dalë në terren.
“Në Ohër dje fryu erë e fuqishme nga drejtimi jugor fuqia e së cilës ishte mbi 90 kilometra në orë, që e trazoi Liqenin e Ohrit. Era e fuqishme prej mbi 90 kilometra në orë, shkaktoi valë në lartësi prej 120 centimetrash”, thonë nga Shtabi i krizave.
Niveli i Liqenit të Ohrit është 693,78 metra edhe atë është tre centimetra mbi kuotën e lejuar prej 693,75 metra.
Shtabi i krizave është në komunikim të vazhdueshëm me SHA ELEM, prej ku thonë se te Drini do të lëshohen nga 20 metra kub ujë në një sekondë.
Ekipet e ndërmarrjeve publike kanë pastruar edhe gjatë ditës së djeshme, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka pasur tetë intervenime dhe disa oxhakë të rrëzuar.