Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme e miratoi Raportin vjetor për vitin 2016, me ç’rast u konstatua se në vitin 2016 Banka Popullore me sukses i realizoi qëllimet e definuara ligjore. “Kursi devizor mbeti stabil, me ç’rast të gjithë treguesit për përshtatshmërinë e rezervave devizore u ruajtën në zonën e komoditetit. Lidhur me stabilitetin e çmimeve, në vitin 2016 mesatarisht u realizua ndryshim i ulët dhe i vogël negativ i çmimeve vendore, në tërësi si pasojë e çmimeve më të ulëta importuese të ushqimit dhe të energjisë, gjegjësisht faktorëve në anën e ofertës. Nga ana tjetër, inflacioni bazik u ruajt në nivel mesatar në zonën pozitive, që përkon me rikuperimin e vazhdueshëm të konsumit vendor dhe hendeku prodhues të vogël pozitiv”, theksohet në kumtesën e BPRM-së.
Edhe në vitin 2016, theksohet, ekonomia e Maqedonisë rritej, me ç’rast shkalla e rritjes reale është 2,4 për qind dhe është mesatarisht më e ulët në krahasim me vitin 2015. Struktura është e ngjashme si në vitin 2015, gjegjësisht ndërtimtaria ishte sektor me kontributin më të lartë pozitiv. Në vitin 2016 deficiti i llogarisë vijuese në bilancin e pagesës u ruajt në nivel mesatar, duke mos treguar për jobaraspesha më të mëdha në sektorin e jashtëm. Saldoja negative e llogarisë vijuese nënvizoi zgjerim dhe arriti 3,1 për qind të BPV-së. me ç’rast deficiti i thelluar në të ardhurat primare dhe suficiti më i vogël në të ardhurat sekondare kanë ndikuar në zgjerimin e saldos, derisa rezultatet e përmirësuara në këmbimin e mallrave dhe shërbimeve ndikonte që ky zgjerim të mbetet mesatar. Faktorë kryesorë në përmirësim janë eksporti neto prej kapaciteteve të reja industriale, ulja e saldos energjetike negative, neto të ardhurat e rritura te më shumë kategori të shërbimeve, si dhe mungesa e presioneve më të mëdha të konsumit vendor ndaj importit.
Llogaria financiare e bilancit të pagesave, shtohet, nënvizoi neto derdhje më të rëndësishme prej 6,5 për qind të BPV-së. Burim më i rëndësishëm i të ardhurave neto në llogarinë financiare paraqisnin investimet e drejtpërdrejta, të cilat arritën 3,6 për qind të BPV-së. Kontribut shtesë pati detyrimi i shtetit në tregjet ndërkombëtare financiare, përmes dhënies së euroobligimit të pestë. Këto rrjedha financiare ishin të mjaftueshme për mbulimin e deficitit në llogarinë vijuese dhe për rritjen e rezervave devizore. Më tej theksohet se pozita investuese ndërkombëtare në fund të vitit 2016 është negative, gjegjësisht mbizotërojnë obligimet, ndërsa është 5.731,6 milionë euro, ose 58,1% të BPV-së. Lirdhur me strukturën e obligimeve ndërkombëtare edhe në vitin 2016 mbizotërojnë investimet e huaja të drejtpërdrejta, si burim më stabil dhe afatgjatë i financimit. Në fund të vitit 2016, bruto borxhi i jashtëm është 7.253,2 milionë euro, ose 73,5 për qind të BPV-së, që paraqet rritje në BPV në krahasim me vitin 2015. Në përgjithësi, treguesit e detyrimit të jashtëm të ekonomisë vendore tregojnë se bruto borxhi i jashtëm ndodhet në zonë të sigurt. Në fund të vitit 2016, neto borxhi i jashtëm, si tregues plotësues për pozitën e jashtme të ekonomisë, ishte 2.669,8 milionë euro, ose 27,1 për qind të BPV-së.
Në maj të vitit 2016 si përgjigje ndaj spekulimeve për stabilitetin e kursit devizor të sistemit bankar, Banka Popullore, theksohet, e shtrëngoi pilitikën monetare përmes rritjes së shkallës kryesore të interesit prej 3,25 në 4 për qind. Në fund të vitit 2016 dhe në fillim të vitit 2017, në kushte të rritjes së tepricës së likuidimit dhe qetësimit të gjendjeve në tregun depozitar, Banka Popullore u qas drejt normalizimit të politikës monetare si rezultat i stabilizimit gradual të pritjeve të subjekteve ekonomike dhe ruajtjes së mëtejme të vlerësimeve për stabilitetin e themeleve të ekonomisë vendore. Krahas rritjes së ofertës së bonove të arkave, Banka Popullore e zvogëloi shkallën e tyre të interesit në tri kthesa, me çka, shtohet, shkalla kryesore e interesit u kthye në nivelin para muajit maj të vitit 2016, gjegjësisht në 3,25 për qind. Nga Banka Popullore, theksojnë se rregullisht i ndjekin lëvizjet vijuese, rreziqet e pranishme dhe në pajtim me to, e vlerëson vendosjen e politikës monetare dhe vazhdimisht janë të gatshëm për ndërmarrjen e masave përkatëse për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar në ekonomi.
Në seancën e sotme, Këshilli i Bankës Popullore e solli edhe Raportin për rreziqet në punën e bankave në vitin 2016, me ç’rast, theksohet, u konstatua se, në tërësi, edhe krahas ndikimit të fuqishëm të gjendjes jostabile politike në vend, e shoqëruar me spekulime për devalvimin e kursit të denarit dhe për stabilitetin e bankave vendore dhe depozitave të investuara tek to, që ishte e e shprehur në mënyrë të veçantë në gjysmën e parë të vitit, sistemi bankar e ruajti stabilitetin. Mjetet e përgjithshme janë rritur për 5 për qind, që është për qindje jo e plotë më pak në krahasim me rritjen e aktivit të realizuar në vitin 2015.
Tërheqja e depoziteve nga sistemi bankar, e pranishme në tremujorin e dytë të vitit 2016, ceket, paraqiste stres-test të vërtetë për përputhshmërinë e vëllimit të mjeteve likuide të bankave, të cilat u ulën për më shumë se 10 për qind për vetëm një tremujor. Megjithatë, me shumën më të lartë të mjeteve likuide të akumuluara paraprakisht, si dhe instrumenteve të Bankës popullore për krijim të likuiditetit, me sukses u amortizua ky epizod krize në sistemin vendor bankar dhe madje u mundësua realizim i shkallëve pozitive të rritjes kreditore, si burim kryesor i të ardhurave për sistemin bankar. Deri në fund të vitit 2016, rikuperimi gradual i aktivitetit depozitar, në kombinim me mundësinë e dhënë për plasim të depoziteve devizore të bankave tek Banka popullore sipas normave më të larta të interesit, krahasuar me normat që merren nga bankat e huaja, ndikuan në drejtim të rritjes së afinitetit të bankave për investim në instrumente financiare likuide. Kështu, në vitin 2016, mjetet likuide të sistemit bankar, ceket, janë rritur për 3,5 prë qind, përkundër rënies së vogël të realizuar në vitin 2015, që ka kontribuar për ruajtjen e treguesve për likuiditet në nivele të ngjashme me ati nga fundi i vitit 2015, ndërsa treguesit për likuiditet devizor të sistemit bankar madje vërejtën edhe përmirësim të caktuar.
Jostabiliteti në ambientin vendor dhe turbulencat në tregun depozitar, ceket, patën efekte graduale transmetuese edhe ndaj aktivitetit kreditor të bankave. Kreditë e bankave e përfunduan vitin me rritje prej vetëm 1,2 për qind, që është realizim dukshëm më i dobët në krahasim me vitin paraprak kur ai paraqiste 9,7 për qind. “Megjithatë, lëvizjet e kredive në masë të madhe ishin kushtëzuar nga ndryshimi në rregullativën ekzistuese nga ana e Bankës popullore, sipas të cilës, më së voni deri më 30 qershor 2016 bankat patën obligim t’i “pastrojnë” portofolet kreditore nga të gjitha kërkesat të cilat tërësisht janë rezervuar më gjatë se dy vite. Nëse izolohen efektet nga këto ndryshime rregullatore, në fund të vitit 2016 shkalla vjetore e rritjes së aktivitetit kreditor të bankave paraqet 6 prë qind, që është sërish më e ulët, krahasuar me 9,7 prë qind sa paraqiste në vitin 2015″, theksojnë nga BPRM.
Njëherit, shtohet se pjesëmarrja e kredive jofunksionale në të prëgjithshmet ka zbritur deri në nivelin prej 6,6 për qind më 31 dhjetor 2016. Rreziku për mjetet e veta të bankave nga realizimi eventual i rrezikut kreditor nga kreditë jofunskionale nuk është i lartë, për shkak të mbulimit të tyre të lartë me korrigjimin e ndarë të vlerës prej 80,9 prë qind, por edhe për shkak të vëllimit të kënaqshëm dhe cilësisë së mjeteve të veta të bankave. Në vitin 2016, bankat shfaqën për një të tretën shumë më të lartë të fitimit nga puna krahasuar me vitin e kaluar, që mundësoi të vazhdojë trendi i rritjes së margjinës së tyre përfituese, si dhe të shkallëve të kthimit të kapitalit dhe mjeteve. Përmirësimi i aftësisë përfituese të bankave, vlerësohet, më së shumti del nga ulja më e konsiderueshme e shpenzimeve të normës së interesit, gjatë vetëm rritjes modeste të të ardhurave nga normat e interesit. Gjithashtu, ceket, për t’u shënuar është edhe përmirësimi i efikasitetit operativ të bankave.
Lidhur me treguesit për solvencën dhe kapitalizimin e sistemit bankar, ceket se kanë vërejtur ulje të konsidferueshme, e cila më së shumti del nga rritja mëe lartël e aktivës sipas rreziqeve. “Megjithatë, shkalla e përputhshmërisë së kapitalit në fund të vitit 2016 është e lartë dhe paraqet 15,2 për qind, përkundër 15,5 për qind në fund të vitit 2015 dhe mundëson hapësirë të mjaftueshme për absorbim të humbjeve të mundshme të papritura për bankat. Në drejtim të mbulimit të ekspozimit të bankave ndaj rerziqeve nga puna, fakt jashtëzakonisht i volitshëm është pjesëmarrja dominante e kapitalit themelor në strukturën e mjeteve të veta të bankave. Edhe krahas realizimeve të volitshme, rreziqet vendore lidhur me paqartësinë në ambientin politik ende janë aktual dhe paraqesin faktor të rëndësishëm të rrezikut për realizimet e ardhshme të sektorit bankar”, qëndron në kumtesë.
Në mbledhjen e sotme, ceket, Këshilli i Bankës popullroe e solli edhe Politikën për mbikëqyrje të sistemeve pagesore që paraqet rrumbullakësim të kornizës për mbikëqyrje të sistemeve pagesore në kompetencë të bankës popullore. Përgjegjësia për sjelljen e Politikës, shtohet, del nga Korniza për zbardhje dhe Metodologjia për vlerësim të Komitetit për sistemet për pagesë dhe rrafshim pranë Bankës për rrafshim ndërkombëtar dhe Këshillit të organizatës ndërkombëtare të komisioneve për letra me vlerë, e cila parasheh zbardhje të politikës për mbikëqyrje të sistemeve pagesore. Këshilli i Bankës Popullore në Seancën e sotme e miratoi edhe Vendimin për kontrollin e autenticitetit dhe përputhshmërinë, kushtet dhe mënyrën e kthimit të kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim dhe mënyrën e kryerjes së supervizionit, me të cilën bëhet harmonizimi i mëtejmë i rregullativës së sjellë në vitin 2015, ndërsa ka të bëjë me përcaktimin strategjik të rritjes së cilësisë dhe funksionalitetit të parave në qarkullim.
“Në këtë drejtim në mënyrë shtesë janë rregulluar dhe precizuar mekanizmat kontrolluese të Bankës Popullore, gjatë zbatimit të aktiviteteve lidhur me punën me para të gatshme në ato segmente ku është nënvizuar nevoja për intervenimin përkatës me zbatimin e standardeve dhe praktikave më bashkëkohore”, thuhet në kumtesën e BPRM-së për seancën e sotme në të cilën Këshilli ka shqyrtuar edhe çështje të tjera me kompetenca të veta.