Pehçevë, 23 janar– Me sukses është nxjerrë diabola nga syri i personit minoren nga Çifliku i Pehçevës, i cili më 17 janar është goditur me pushkë ajrore në Pehçevë. Informacioni është konfirmuar nga policia e Berovës, ku ditën e sotme është deklaruar se Instituti publik – Klinika e syve Shkup pikërisht sot ka pranuar një person minoren nga fshati Çiflik i Pehçevës i cili kishte lëndim në sy.
Në njoftimin e Klinikës së syve deri tek policia e Berovës thuhet se personit i është bërë intervenim kirurgjik, me ç’rast nga syri i është nxjerrë diabola nga pushka ajrore.