Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar në Maqedoni ka pasur 6,470 vende të lira pune, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas të dhënave të publikuara, më shumë vende të lira pune ka në industrinë ushqimore (2.108), pas së cilës pason tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve motorike dhe motoçikletave me 1.379 vende të lira. Më pak vende të lira pune ka në veprimtaritë të ndërlidhura me pronat e patundshme (2). Shikuar përmes profesioneve më shumë vende të lira pune ka për punëtorët në veprimtaritë shërbyese dhe shitje, ndërsa më pak si anëtarë të trupave ligjvënës dhe ekzekutiv, funksionarë shtetërorë, nëpunës drejtues shtetërorë, diplomatë dhe drejtorë.
Më shumë vende të lira pune mund të gjenden në kompanitë me 10 deri 49 të punësuar, ndërsa më pak shanse që të gjendet vend i lirë pune ka në kompanitë me 3 deri 9 të punësuar. Lidhur me numrin e vendeve të lira të punës nëpër rajone më shumë mundësi për punësim ka në rajonin e Shkupit ku sipas të dhënave statistikore ka vende të lira pune 3,121, ndërsa më pak në rajonin e Pollogut ku janë të lira 180 vende pune.