Shkup, 1 mars – Në tremujorin e fundit të vitit 2017 numri i udhëtarëve të transportuar shënon rritje në qarkullimin rrugor të udhëtarëve dhe atë ajror, ndërsa zvogëlim në qarkullimin urban-ndërurban dhe hekurudhor.
Të dhënat e Entit shtetëror të statistikës, tregojnë se në qarkullimin rrugor të udhëtarëve, numri i udhëtarëve të transportuar në krahasim me këtë tremujor të vitit 2016 është rritur për 3,3 për qind, në transportin urban-ndërurban është zvogëluar për 6,7 për qind, në qarkullimin hekurudhor për 12,3 për qind, ndërsa numri i udhëtarëve të transportuar në qarkullimin ajror është rritur për 16,4 për qind.
Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2017, numri i udhëtarëve të transportuar në qarkullimin rrugor është zvogëluar për 9,2 për qind, në transportin urban-ndërurban është rritur për 26,7 për qind, në qarkullimin hekurudhor për 12,7 për qind, ndërsa në qarkullimin ajror është zvogëluar për 29,9 për qind.
Në tremujorin e katërt të vitit 2017, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2016, sasia e mallit të transportuar në qarkullimin rrugor të mallrave është rritur për 13,6 për qind, në qarkullimin hekurudhor për 14,3 për qind, ndërsa në qarkullimin ajror është zvogëluar për 11,8 për qind.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017, sasia e mallit të transportuar në transportin rrugor të mallrave është zvogëluar për 24,2 për qind, në qarkullimin hekurudhor është rritur për 19 për qind, ndërsa në qarkullimin ajror rritja arrin shtatë për qind.