Shkup, 10 maj – Në Gjykatën Penale në Shkup sot filloi lënda “Titanik 2”, në lidhje me parregullsi zgjedhore për vitin 2013. Në këtë lëndë të PSP të akuzuar janë lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së, Sasho MIjalkov, si dhe ish-anëtarët e KQZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.
Gjykatësi Ognen Staver në seancën e kaluar e pranoi kërkesën e mbrojtjes që të shtyhet seanca gjyqësore dhe të cakohet seancë e re për sot, me qëllim që të mundet të shqyrtohet teksti i akuzës që ja u dha Fatime Fetai nga PPS-ja. Në tekstin e korrigjuar nuk është pjesa për pesë gjyqtarët nga Gjykata Administrative, për këtë arsye Gjykata nuk e pranoi aktakuzën e dorëzuar nga PSP-ja.
Sipas “bombave” të cilat i publikoi LSDM-ja, ndërsa të cilat janë pranuar si dëshmi në procedurën gjyqësore, Mijallkov dhe Thaçi kanë rënë dakord për votim të anëtarëve të KSHZ-së në lidhje me ankesat e dorëzuara.
Në seancën e sotme të pranishëm ishin të gjithë të akuzuarit, ndërsa qysh në fillim i akuzuari Bedredin Ibraimi kërkoi që avokati i Menduh Thaçit të jetë edhe avokat i atij, me ç’rast përfaqësuesi juridik menjëherë kërkoi shtyrje të gjykimit për shkak të njoftimit me rastin. Gjykatësi Stavrev e refuzoi kërkesën e avokatit dhe nga PSP-ja kërkoi që të fillojë me fjalimin hyrës.
Ibraimi më pas kërkoi nga gjykata që akuzën ta shqyrtojë në gjuhën shqipe, me ç’rast edhe i akuzuari Thaçi e kërkoi të njëjtën, edhe pse në procedurën paraprake ka dhënë dëshmi se e kupton gjuhën maqedonase. Gjykatësi Stavrev tha se akuzat do t’i kenë në gjuhën shqipe dhe ju dha një pushim dyorësh për përkthim të akuzës dhe tha se është i gatshëm të vazhdojë me punë deri në mesnatë.