Shkup, 16 nëntor – Më shumë shi në gjashtë orët e fundit ka rënë në Gjevgjeli 30 litra në një metër katrorë, në Krushevë 21 litra, në Demir Kapi dhe Prilep 19 litra dhe në Ohër dhe Manastir 16 litra.
Nëse reshjet vazhdojnë me intensitetin e pritur, paralajmëron DPHM, janë të mundshme dalja nga shtrati i rrjedhave ujore, ndërsa ato të mëdhatë kanë kapacitet t’i pranojnë reshjet pa u derdhur.
Sipas matjeve të fundit në orën 13:00, reshjet e sotme së bashku me ato nga dita e djeshme, në pjesët jugore të disa vende kanë arritur edhe deri në 100 litra në një metër katrorë dhe kanë shkaktuar rritje të nivelit të ujit në rrjedhat ujore nëpër vend. Rritje më të mëdha të nivelit të ujit janë vërejtur në Lumin Konjska, për 100 centimetra, në Lumin Cërna për 30 centimetra, ndërsa niveli i Liqenit të Dojranit është rritur për 10 centimetra.
Gjatë ditës dhe veçanërisht gjatë orëve të natës në vend do të vazhdojë të mbizotërojë mot i vranët i përcjell me reshje shiu të cilat në disa vende sërish do të jenë të rrëmbyeshme. Edhe krahas asaj që në pjesën më të madhe të lumenjve nëpër vend nivelet e ujërave janë mjaftë të ulëta dhe janë nën mesataren për këtë periudhë të vitit, pritet që reshjet të shkaktojnë rritje të mëtutjeshme të nivel dhe t’i mbushin shtretërit e lumenjve nëpër Maqedoni.
“Rritje të nivelit të ujit pritet në të gjithë rrjedhat ujore, veçanërisht në ato më të vogla, me sipërfaqe të vogla të rrjedhave te të cilat më shpejtë formohet derdhja. Nëse sipas parashikimit të motit në vendet reshin sasi më të mëdha të shiut, është e mundshme të vijë deri në rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit dhe mbushje të shtratit të lumenjve të vegjël, ndërsa në disa vende është e mundur të ketë edhe derdhje lokale, para së gjithash në rrjedhat e vogla”, informon DPHM-ja.
Njëherit paralajmëron kujdes të madh t’i kushtohet rrjedhave në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit, veçanërisht të rrjedhave të cilat vijnë nga masivi i Kozhufit (lumenjtë Konjska, Kovanska, Sermeninska, Boshava, Doshnica, Petrova), lumenjtë e vegjël në Luginën Gjevgjeli-Vallandovë (Anksa, Poganska, Luda Mara), si dhe rrjedhat në pjesën e epërme të ujëmbledhësit të lumit Strumicë në rajonin e Radovishit.
“Paralajmërojmë për lëvizje të kujdesshme afër rrjedhave ujore, veçanërisht te më të vegjlit dhe për ndjekje të zgjuar të situatës në ditët në vijim”, thekson DPHM.