Në vend në 24 orët e fundit, gjegjësisht deri në orën 7:00 të mëngjesit, duke matur në litra në metër katror, më shumë shi ka reshur në Krushevë 30, Pozharan dhe Manastir 27, Lazaropole 26, Pretor 25, Tetovë 20, Prilep 19, Mavrovë 17, Ohër 15, Topolçan dhe Kumanovë 14, Shkup-Petrovec dhe Dibër 13, Gjurishte 12, Shkup-Zajçev Rid 10, Gjevgjeli 7, Dojran 3, Shtip dhe Demir Kapi 2.
Deri në fund të ditës moti në vend do të jetë i vranët me reshje të shiut të cilat do të zhvendosen drejt lindjes. Në pjesët juglindore reshjet kohë pas kohe do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima të rralla dhe lokalisht do të reshin mbi 35 l/m2. Në pjesët perëndimore moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 12 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje të shiut të cilat pasdite do të ndalojnë dhe vranësira do të ulet. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të arrijë deri në 15 gradë.
Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi lokal, kryesisht në pjesët jugore. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës në mëngjes. Temperatura e mëngjesit në shtet do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16, ndërsa në Shkup moti në mëngjes deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.