Harry Maguire shijoi humbjen e parë në “Old Trafford”, të shtunën. Transferimi rekord i Manchester Unitedit për një mbrojtës ishte i pafuqishëm të parandalonte humbjen e skuadrës së tij në “Teatrin e Ëndrrave” me rezultat 2-1 nga Crystal Palace, transmeton Periskopi, përcjellë gazeta KOHA.
Maguire ishte fajtori kryesor i golit të parë të shënuar nga Jordan Ayew, duke dështuar ta lexonte situatën derisa lejoi sulmuesin ganez të vraponte i lirë drejt protës së David de Geas.
Ishte një rikthim në realitet për mbrojtësin anglez, i cili ishte në qiellin e shtatë pas debutimin fantastik në fitoren 4-0 kundër Chelseat. Sidoqoftë, tani kanë filluar talljet me të, pasi një fans ka vënë re stilin e çuditshëm të vrapimit nga mbrojtësi.
Shfrytëzuesi i Twitterit me emrin “YSAB87” ka postuar një video të mbrojtësit kundër Palace me titullin: “Maguire vrapon sikur të jetë duke folur në telefon i veshur me peshqir.”
Video e mëposhtme ka marrë më shumë se një milion shikime për një kohë të shkurtër.
Maguire runs like he’s answering the phone whilst wearing a towel pic.twitter.com/QXdpmP54uY
— Y (@YSAB87) August 25, 2019