Më shumë se gjysma e qytetarëve serbë (56.3 për qind) besojnë se Serbia duhet të ketë marrëdhëniet më të afërta me Rusinë, bën të ditur kërkimi i fundit i ‘Mendimit të Ri Politik Serb’. Sipas të njëjtit hulumtim, vetëm 4.7 për qind mendojnë se Serbia duhet t’i shkëpus lidhjet me Rusinë. Në anën tjetër, gjysma e qytetarëve serbë, përkatësisht 50.6 për qind, mendojnë se Serbia duhet t’i shtojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, kurse 31.9 për qind mendojnë se shteti serb duhet të qëndrojë larg nga këto lidhje. Në lidhje me marrëdhëniet mes Serbisë dhe Gjermanisë, 50.2 për qind e respodentëve thonë se këto lidhje duhet të mbahen. Shumica e respodentëve, ose 41.9 për qind, mendojnë se Serbia duhet të qëndrojë neutrale, kurse aleanca politiko-ekonomike gjen mbështetjen e 24.5 për qind të qytetarëve.