Uashington, 22 gusht – Gjashtë nga nëntë amerikanë nuk e miratojnë mënyrën në të cilën presidenti amerikan Donald Tramp e kryen funksionin e vet, tregojnë rezultatet nga anketa më e re që sot e kanë publikuar agjencia amerikane e lajmeve Asoshiejted Pres dhe NORC Qendra për hulumtime të çështjeve publike.
Sipas hulumtimeve, megjithatë ekziston përkrahje e politikës ekonomike të Trampit, por mënyra në të cilën ai i zgjidh çështjet tjera vlerësohet dobët.
Siç thuhet, vetëm 36 për qind nga amerikanët e miratojnë mënyrën në të cilën Trampi e kryen punën e tij si president, ndërsa 62 për qind nuk janë të kënaqur.
Hulumtimi u zbatua pasi kanë ndodhur incidentet me të shtëna në Teksas dhe Ohajo, ku humbën jetën dhjetëra njerëz dhe të cilët i kanë nxitur amerikanët që të kërkojnë reagim nga pushteti.
Në anketën, e zbatuar nga 16 deri 20 gusht, kanë marrë pjesë 1.055 qytetarë të moshuar.