Shkup, 18 maj – Muzeu arkeologjik i Maqedonisë sot i promovoi hapësirat e reja të bibliotekës më të vjetër dhe më të madhe të specializuar arkeologjike në shtetin tonë.
“Biblioteka do të jetë e disponueshme për të gjithë lexuesit, jo vetëm për shkencëtarët, arkeologët, ekspertët, por edhe për të gjithë dashamirët e librit dhe të historisë së trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë. Biblioteka disponon me rreth 6.000 libra”, kumtoi drejtori i Muzeut arkeologjik të Maqedonisë Goran Sanev.
Ai përkujtoi se biblioteka ka filluar të krijohet që nga formimi i këtij muzeu në vitin 1924. Zyrtarisht u bë bibliotekë në vitin 1961 kur filluan të evidentohen librat dhe ai fond vazhdimisht të pasurohet.
Sanev informoi se numri i librave rritet dhe se kolegët dhe institucionet nga Maqedonia dhe jashtë vendit donojnë numër të madh librash me qëllim, siç tha, të plotësohet kjo zbrazëtirë e viteve të fundit derisa biblioteka nuk ka punuar dhe derisa këmbimi i bibliotekës ishte ndërprerë në një mënyrë.
Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, hyrja për vizitorët në Muzeun arkeologjik të Maqedonisë sot është falas.