Nju-Jork, 21 shtator – Një grup i kompanive të mëdha globale sot iu bënë thirrje qeverive përgjatë botës që të miratojnë masa për ndërprerjen e shkatërrimit të përshpejtuar të natyrës dhe ndryshimeve klimatike dhe me këtë të vendosen korniza për aktivitetin e tyre afarist më të “gjelbër”, transmeton Hina.
Më shumë se 560 kompani, përfshirë Valmart, Sitigrup, Majkrosoft, IKEA, Unilever dhe AHA nënshkruan kumtesë të përbashkët me të cilën bëjnë thirrje për ndërmarrjen e masave konkrete në dhjetë vitet e ardhshme.
Mediat britanike sqarojnë se të ardhurat e tyre bashkë tejkalojnë 4.000 miliardë dollarë.
Kompanitë në kumtesë thonë se shumë prej tyre tashmë po ndërmarrin hapa që ta bëjnë biznesin e tyre “më të gjelbër” dhe qeveritë duhet të krijojnë masa të cilat do t’iu mundësojnë që të bëjnë edhe më shumë.
“Shoqëritë e shëndosha, ekonomitë elastike dhe kompanitë e suksesshme bazohen në natyrë. Qeveritë nuk guxojnë të kenë hamendje as për një moment, por duhet menjëherë të miratojnë masa për ndryshim të trendit të shkatërrimit të natyrës në këtë dekadë”, thuhet në kumtesën e kompanive.
Thirrja është dërguar në vigjilje të samitit të Kombeve të Bashkuara për Biodiversitet, në të cilin më 30 shtator në Nju-Jork duhet të përgatitet tereni për pakt të ri global për mbrojtje të natyrës nga kërcënimet, siç janë zjarret e tmerrshme në Amazon dhe Kaliforni.