Madrid, 18 shkurt – Në pjesën veriore të Spanjës kanë shpërthyer më shumë se 50 zjarre pyjore, në shuarjen e të cilave kanë marrë pjesë 700 zjarrfikës, ndërsa autoritetet në rajonin Kantabria kanë kërkuar ndihmë edhe nga ushtria.
Lideri i Kantabrisë, Angel Revila deklaroi se 99 për qind nga zjarret janë shkaktuar me qëllim, duke i quajtur përgjegjësit “piromanë me mendje të sëmurë”.
Sipas tij, stihia e zjarrit seriozisht ka dëmtuar ekosistemin dhe natyrën e Kantrabrisë.
Më shumë zjarre kanë shpërthyer në kodra, zonat rurale, ku temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme jugore e vështirësojnë shuarjen e zjarrit.
Qeveria rajonale ka kërkuar bashkëpunim nga opinioni për parandalimin e zjarreve të mëtutjeshme dhe nëse është e mundshme të identifikojnë secilin person që ka shkaktuar zjarr.