Media e njohur ndërkombëtare “Guardian” shkruan se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Botsvana, ku më shumë se 350 elefantë kanë ndërruar jetë.
Shkencëtarët thanë se kjo ishte ndër katastrofat më të mëdha të ndodhura ndonjëherë, duke e quajtur “katastrofë konservimi”. Vdekja masive e elefantëve ka ndodhur në lokalitetin e njohur si Delta Okavango.
Burimet lokale që duan të mbeten anonime thanë se numri i elefantëve në këtë zonë thuajse është dyfishuar gjatë kohëve të fundit. Banorët shprehen se rreth 70 përqind e vdekjeve mund të kenë ndodhur për shkak të thatësirës.
“Kjo është një humbje masive në një nivel që nuk është parë në një kohë shumë të gjatë”, tha mes tjerash Dr Niall McCann nga Komiteti i Shpëtimit të Parkut Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.
Qeveria e Botsvanas nuk ka testuar ende mostra, kështu që nuk ka informacion se kush e ka shkaktuar vdekjen ose nëse këto monstra mund të paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut. Dy mundësitë kryesore janë helmimi ose një patogjen i panjohur.
Antraaksi – i konsideruar fillimisht shkaku më i mundshëm – është përjashtuar. Kjo është një ngjarje tragjike dhe misterioze.