Xhuba, 22 janar – Të paktën 32 persona janë vrarë sot në një sulm të gjoja vjedhësve të mallrave në një rajon kufitar, për të cilin kontestojnë Sudani dhe Sudani Jugor, sepse është i pasur me naftë.
Krahas 32 të vdekurve, duke përfshirë edhe gra dhe fëmijë, janë plagosur edhe 24 persona, ndërsa 15 janë zënë peng, mes të cilëve ka edhe fëmijë, deklaroi për mediat franceze Koul Alor Kuaol, administrator kryesor i rajonit Abjei.
Ai shtoi se gjatë sulmit janë djegur 20 shtëpi.(koha.mk)