Bejrut, 11 shkurt – Më shumë se 200 persona janë lënduar në trazirat e sotme midis demonstruesve antiqeveritar dhe forcave të sigurisë në vende të ndryshme në kryeqytetin e Libisë, Bejrut.
Gjatë kohës së trazirave në Parlament mbahej seancë në të cilën votohej për besimin e qeverisë së re, njoftoi DPA.
“175 personave iu dha kujdes mjekësor në vendin e ngjarjes dhe 26 u hospitalizuan”, deklaroi Zhorzh Ketane, shef i Kryqit të Kuq në Libi.
Libia nga 17 tetori i vitit të kaluar është përfshirë në protesta për shkak të cilës dorëheqje dha kryeministri, Sad Hariri.
Para protestave të sotme, qindra protestues që nuk e pranuan kabinetin e ri të udhëhequr nga Hasan Diab u përpoqën t’i parandalojnë deputetët të hyjnë në ndërtesën e Parlamentit dhe të marrin pjesë në seancë.
Protestuesit u bënë thirrje libanezëve që të bashkohen në marshin drejt Parlamentit dhe t’i parandalojnë deputetët të arrijnë deri te ndërtesa. Sidoqoftë, të paktën 65 nga 128 deputetë ishin në gjendje të arrinin në vendin e punës duke siguruar kështu një kuorum.(koha.mk)