Lubjanë, 30 mars – Më shumë se 200 persona të dënuar në Slloveni janë liruar nga burgu, që të parandalohet rreziku nga përhapja e koronavirusit në burgjet tashmë edhe të stërngarkuar.
Ministria sllovene e Drejtësisë Liljana Kozlloviq deklaroi se te të gjithë të cilët janë lëshuar së pari është kryer kontroll i sigurisë, dhe bëhet fjalë për të burgosur për të cilët nuk ekziston rrezik ta përsërisin veprën për të cilën janë dënuar dhe për të cilët nuk ekziston rrezik nga arratisja.
Në bazë të ligjit të sjellur më parë me të cilin lejohet lirim i përkohshëm ose i parakohshëm gjatë epidemisë së KOVID-19, dënimet me burg janë pezulluar për 68 persona të dënuar, ndërsa 15 përkohësisht janë liruar dhe më nuk do të kthehen në burg.
Për shkak të rrezikut nga koronavirusi, administrata e burgut raportoi për 130 të burgosur të cilët me leje paraprake nga administrata e burgut para dy javëve përkohësisht ishin për vizitë te familjet e tyre,të njëjtit nuk duhet të kthehen për ta vazhduar dënimin derisa të zhduket epidemia e koronavirusit.