Në sektorët dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nga 21 gushti e deri dje (3 shtator) kontroll në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale kanë bërë 16.319 persona. Vetëm dje të dhënat e tyre në Listën zgjedhore i kanë kontrolluar 2.021 persona.
Paralelisht kontrolli në Listën zgjedhore po zhvillohet edhe në mënyrë elektronike, përmes aplikimit në ueb faqen e Komisionit www.sec.mk. Lista zgjedhore për qytetarët do të jetë në dispozicion deri më 9 shtator.
Javën e kaluar anëtarët e KSHZ-së vlerësuan se po rritet numri i qytetarëve të cilët janë duke i kontrolluar të dhënat e tyre në Listën zgjedhore. I vogël është edhe numri i atyre që kanë kërkuar fshirje apo ndryshim të të dhënave në Listën zgjedhore. Zgjedhjet lokale të caktuara për më 15 tetor.