Në vitin 2015 29 për qind e popullatës e moshës ndërmjet 30 dhe 34 vjeç në Maqedoni kanë përfituar arsim të lartë, përkundër 12 përqindëve në vitin 2006, tregon raporti i fundit “Nga universiteti tek punësimi” i Drejtorisë për arsim pranë Komsiionit evropian, kumtoi në konferencë për shtyp zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski. “Ky është vërtetim i efikasitetit dhe efektivitetit të strategjisë sonë për mbështetje dhe zhvillim të arsimit të lartë, për transparencë sa më të madhe të sistemit dhe nxitjes së qytetaqrëve për inkuadrim në të”, tha Ristovski.
Efekti jashtëzakonisht pozitiv, tha ai, i referohet përkushtimit të Qeverisë dhe masave të shumta stimuluese të vendosura gjatë viteve të kaluara me të cilat arsimi i lartë u bë më i kapshëm. Krahas participimit të zvogëluar de studimeve disperzive, në përqindjen e rritur të qytetarëve me arsim të lartë në atë moshë, rol ka edhe projekti 30/35, të cilin MASH e zbaton për të shtatin vit. Bëhet fjalë për mundësinë që persona të rritur (burra mbi 35 vjeç dhe gra mbi 30 vjeç) të regjistrihen dhe të përfundojnë studime deridiplomike. Gjatë shtatë viteve të kaluara benefitet e këtij projekti i kanë shfrytëzuar dy mijë qytetarë të Maqedonisë.
Shfrytëzuesit e këtij projekti gjatë shtatë viteve të kaluara janë paraqitur për porthuajse të gjitha profesionet e ofruara në konkurse, por më së shumti për programet studimore nga shkencat teknike, natyrore-matematikore dhe mjekësore. “Në pajtim me gjendjen reale të tregut të punës, ata janë edhe deficitarë dhe sigurojnë mundësi më të madh për punësim dhe siguri ekonomike të individit”, shtoi Ristovski.