Shkup, 13 nëntor – Buxheti bujqësor në vitin e ardhshëm do të dominohet nga të hollat që do të ndahen për subvencione, përmirësimin e sistemeve për vaditje si dhe për zhvillimin rural. Në vitin e ardhshëm janë parashikuar 140 milionë euro mjete për Agjencinë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, gjegjësisht institucionin që shpërndan subvencionet për fermerët. Vetëm për subvencione janë parashikuar 107.4 milionë euro, ndërsa përkrahja për zhvillimin rural është rreth 30 milionë euro. Gjithashtu, rreth 36 milionë euro në buxhetin e ri janë parashikuar për investime në bujqësi. Këto mjete kapitale me vlerë prej 2.22 miliardë denarë që janë rritur në raport me vitin paraprak, do të dedikohen për ndërtimin e sistemeve për vaditje, përmirësimin e konkurrencës, modernizimin e ekonomive bujqësore si dhe harmonizimin tyre me standardet evropiane. Gjithashtu, në pjesën e harxhimeve, 6,2 milionë euro, janë parashikuar për paga e të punësuarve në Ministrinë e Bujqësisë. Për identifikimin e parcelave janë parashikuar 250 mijë euro, për bujqësi dhe zhvillim rural janë parashikuar 3 milionë euro si dhe për mbrojtjen e bimëve dhe farave 860 mijë euro. Nga institucionet e tjera që varet bujqësia, për Inspektoratin shtetëror të bujqësisë, për vitin 2017 janë parashikuar dy milionë euro, për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë 10.2 milionë euro dhe për Agjencinë për nxitjen e bujqësisë janë parashikuar 968 mijë euro… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.