Shkup, 16 dhjetor – Tregtarët me pakicë në Maqedoni vitin e kaluar në qarkullim kanë pasur 2 miliardë euro, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror Statistikor, shkruan gazeta KOHA. Më shumë përfitim kanë pasur tregtarët e karburanteve dhe vajra lubrifikante prej 467 milionë euro, ndërsa u ka ecur mirë edhe tregtarëve të ushqimit dhe atyre për pajisje audio dhe video, pajisjet e telekomunikacionit, atyre me duhan, mjekëve, tregtarëve me produkte farmaceutike, si dhe atyre për pajisjeve elektrike shtëpiake. Këtë e tregojnë analizat e statistikave për fitimin e tregut në pakicë. Duke i analizuar produktet, fitim i madh është realizuar te benzina motorike, vajrat e gazit, duhani, barna dhe alkooli mjekësor, buka e freskët, pajisje kompjuterike dhe pjesë, lëngje dhe produkte të tjera. Numrat e statistikës tregojnë se prej 467 milionë euro të tregtisë të karburanteve dhe vajrave lubrifikante, pothuajse gjysma ka qenë në fitimin nga benzina motorike, deri 244 milionë euro, ndërsa 179 milionë euro në tregtinë me vajra të gazit. Në fitim vitin e kaluar kanë qarkulluar 77 milionë euro nga tregtia me produktet e duhanit, ndërsa 78 milionë euro ka qenë përfitimi në dyqanet të cilat shesin pajisje audio dhe video, pajisjet e telekomunikacionit, nga të cilat 36 milionë janë për pajisje kompjuterike dhe pjesë, 17 milionë euro qytetarët kanë shpenzuar për blerje të televizorë, ndërsa 9,7 milionë euro është përfitimi me telefonat celularë. Në tregtinë e produkte farmaceutike kanë qarkulluar 61,5 milionë euro, ndërsa në tregtinë me pajisje elektrike shtëpiake deri 65,7 milionë euro. Interesant është se në artikuj më shumë të holla ose pothuajse 23 milionë euro qytetarët kanë shpenzuar për blerjen frigoriferë dhe ngrirës. Në tregtinë e produkteve kozmetike dhe tualetit ka qarkulluar fitim prej 68 milionë euro. Nga ata, një e treta e qarkullimit ose 21,5 milionë euro kanë qenë për blerje letër tualeti dhe facoleta. Kjo shumë është e përafërt me atë të cilën qytetarët e kanë shpenzuar, për shembull për blerje të qumështit (21,6 milionë euro), gjegjësisht salsiçe, sallam dhe produkte të ngjashme për të cilat vitin e kaluar kanë shpenzuar 22,4 milionë euro, ndërsa dukshëm më e lartë se qarkullimi i cili ka qenë i realizuar, për shembull, në tregtinë me kos dhe jogurtë, për çka vitin e kaluar kanë qarkulluar 15,4 milionë euro. Numrat e qarkullimit të tregtisë në produktet ushqimore tregojnë se më shumë shpenzohet për blerjen e produkteve të qumështit dhe produkte furre se sa për mish, perime dhe pemë. Ashtu, statistika tregon se më shumë pse pothuajse 93 milionë euro kanë qarkulluar në produkte qumështi nga të cilat 21,6 nga qarkullimi është qumësht i freskët i pasterizuar dhe sterilizuar, ndërsa 24 milionë kanë shpenzuar qytetarët për blerjen djathë dhe gjizë. Në tregtinë e produkteve mjekësore kanë qarkulluar 70,5 milionë euro, nga të cilat më shumë se gjysma apo 44,4 milionë euro kanë qenë për bukë. Në tregtinë e mishit qarkullimi ka qenë 60 milionë euro nga të cilat 13 milionë euro janë qarkullim i mish viçi të freskët dhe mish derri i freskët, ndërsa 15,5 milionë euro është qarkullimi i mishit të pulës. Qarkullimi i prodhimeve të mishit është 42,6 milionë euro, nga të cilat gjysma ose 22,4 milionë euro janë shpenzuar për produkte të mishit. Në tregtinë e pemëve dhe perimeve kanë qarkulluar 59 milionë euro. Nga ata, 5 milion euro është qarkullimi me domate, 2,7 milionë euro qepë, pothuajse 4 milion euro vitin e kaluar kemi shpenzuar në blerje fasule dhe 3,1 milionë për patate. Te frutat pothuajse 5 milionë euro është realizuar në tregtinë me pakicë me portokall, limon, mandarina, grejpfrut, ndërsa 3,6 milion euro është qarkullimi me molla. (F.P)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.