Shkup, 28 qershor – Punëtori “Përmirësimi i shëndetit të nënave dhe të sapolindurve në vendet ballkanike” u mbajt sot në Shkup në organizim të UNFPA-s në Shkup. Tridhjetë profesionistë mjekësor nga vendet ballkanike, kumtuan nga Zyra e UNFPA-s, në tre ditët në vijim në Shkup do jenë pjesë e punëtorisë. Nga UNFPA informojnë se punëtorinë e sotme rajonale e ka hapur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili ka thënë se ajo për herë të parë zbatohet në rajonin më të gjerë dhe në të marrin pjesë ekspertë nga kjo fushë nga vendet fqinje dhe nga rajoni. “Ky trajnim është një nga seria e aktiviteteve, të cilat zbatohen në fushën e shëndetit seksual dhe produktiv, që do të kontribuojë për përparimin e sistemit gjithëpërfshirës dhe do të prodhojë kapacitet të fuqishëm i cili më tej do t’i forcojë kapacitetet lokale për zbatimin e kësaj metodologjie për përparimin e shëndetit të nënës”. “Si Ministri dhe Qeveri jemi të përkushtuar fuqishëm për përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit për nënat, veçanërisht për ato nga kategoritë më të cenueshme”, theksoi Taravari. Në shtesë të angazhimeve tona gjithëpërfshirëse, theksoi ministri, sot jemi këtu për ta ngritur nismën për vendosjen e kësaj metodologjie në sistemet tona shëndetësore, ndërsa Maqedonia si koordinuese e këtij projekti të jetë fuqi udhëheqëse për implementimin e saj. Drejtoresha e UNFPA-s për vendin, Doina Bologa theksoi se me këtë nismë rajonale, por edhe konkretisht përmes kësaj punëtorie, punonjësit shëndetësorë nga vendet ballkanike do të fitojnë njohuri dhe përvoja si ta përmirësojnë situatën në vendet e tyre. “Implementimi i kësaj nisme në nivel rajonal është ngushtë e lidhur me intervenimet strategjike të UNFPA-s në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore të cilët kanë për qëllim të përmirësohet cilësia e shërbimeve për shëndetin seksual dhe reproduktiv. Përmes shqyrtimit të arsyeve për vdekshmërinë e nënave dhe të sapolindurve, sektorët shëndetësorë do t’i ndërtojnë kapacitetet e tyre që në të ardhmen këto raste të zvogëlohen dhe me këtë të përmirësohet edhe shëndeti i nënave dhe të sapolindurve”, theksoi Bolloga. Punëtoria është organizuar nga ana e Fondit për popullatë të Kombeve të Bashkuara, zyra rajonale në Stamboll dhe zyra në Shkup, ndërsa zbatohet nga ana e Institutit lindor evropian nga Rumania. Ligjërues të punëtorisë janë profesor Guinet Luis nga Instituti për shëndet të femrave pranë Kolexhit universitar të Londrës, Lavinia Nanu nga Instituti nacional për menaxhment, shëndeti publik dhe edukim për shëndetësinë nga Bukureshti, Mihai Horga, Instituti lindor evropian për shëndet reproduktiv nga Rumania. Pas përfundimit të këtij trajnimi në Shkup, deri në fund të vitit do të vijojë zbatimi i kësaj nisme në nivel nacional.