Shkup, 30 mars – Numri i përgjithshëm i gjedheve vitin e kaluar është rritur për 0,1 për qind në krahasim me vitin 2016. Rritje për 22,5 për qind ka tek numri i gjedheve tek subjektet afariste, ndërkaq është ulur numri i gjedheve tek ekonomitë individuale bujqësore, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika.
Për dallim nga gjedhet, tek derrat ka rritje të numrit të tyre për 1,6 për qind tek ekonomitë individuale bujqësore, ndërkaq ulje për 4,5 për qind tek numri i derrave tek subjektet afariste.
E njejtë është situata edhe tek delet, përkatësisht numri i tyre është shtuar për 1 për qind tek ekonomitë individuale bujqësore, ndërkaq është ulur për 19,7 për qind tek subjektet afariste.
Në periudhën e njejtë, numri i dhive tek ekonomitë individuale bujqësore është rritur për 6,2 për qind, ndërsa tek subjektet afariste ka ulje për 20,7 për qind.
Numri i gjedheve vitin e kaluar në krahasim me vitin paraprak është ulur për 1,4 për qind.