Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge iu është bashkuar bashkëlojtarëve të tij për të festuar ditëlindjen e mbrojtësit, Nathaniel Clyne. Clyne erdhi në klubin e natës me jo një, por dy Rolls Royce Phantoms. Sturridge ishte i mbuluar i tëri me ari duke varur ‘grills’ në dhëmbë, zinxhirë qafe, vathë dhe orë. Më herët gjatë ditës Liverpool kishte triumfuar me rezultat 2-1, ndaj Stoke City, transmeton Periskopi. Liverpool nuk kanë pësuar humbje prej datës 27 shkurt, dukë bërë që ata të renditen të tretët në tabel para skuadrave të Manchester United, Arsenal, Manchester City dhe rivalët lokal të Everton.