Shkup, 19 janar – Shtresa më e lartë e borës prej 85 centimetra, sot në mëngjes është matur në Mavrovë, 62 në Lazaropole, 61 në Pozharane, 43 në Gjurishte, 41 në Krushevë, 38 në Tetovë, 31 në Berovë, 30 në Demir Kapi, 25 në Dibër dhe Topolçan, 22 në Shkup, 20 në Kumanovë, 16 në Strumicë, 14 në Kriva Pallankë, 13 në Pretor, 11 në Prilep, 8 në Shtip, 4 në Vinicë dhe 2 në Ohër. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), më ftohtë sot në mëngjes është në Mavrovë, ku janë matur 06 gradë Celsius, -4 në Lazaropole, Gjurishte, Gjavato, Dibër, Pozharan, Krushevë, -3 në Topolçan, Kriva Pallankë, Berovë dhe Pretor, -2 në Prilep, Kumanovë, Tetovë dhe Shkup, -1 në Vinicë, 0 në Strumicë, Manastir, Demir Kapi, Gjevgjeli, Ohër dhe Shtip dhe 1 gradë në Dojran. Siç informon DPHM, sot moti do të jetë kryesisht i vranët me paraqitje të mjegullës në rajonin e Strumicës dhe reshje të dobëta të kohëpaskohshme të borës. veçanërisht në pjesët lindore dhe jugore. Në veri dhe në vendet më të larta fryjë erë më intensive nga drejtimi verior. Në pjesët lindore dhe jugore të shtetit, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të borës, të cilat paradite do të jenë më intensive. Në perëndim reshjet paradite gradualisht do të ndërpriten, ndërsa deri në fund të ditës do të përfundojnë edhe në lindje. Do të fryejë erë e dobët mesatare e cila përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore do të jetë veriore, ndërsa drejt perëndimor do të jetë kryesisht verilindor. Temperatura sot do të lëviz në interval prej -2 deri në 2 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të borës të cilat nga pasditja do të ndërpriten, ndërsa do të fryejë edhe erë e dobët deri në mesatare kryesisht erë veriore. Temperatura sot do të jetë deri në 0 gradë. Nesër dhe gjatë fundjavës, moti do të jetë stabil, me periudha të diellit, por edhe me temperatura më të ulëta të mëngjesit. Gjatë fundjavës, temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej -12 deri në 05 gradë, ndërsa në mëngjes diku në luginat do të ketë edhe kushte për paraqitjen e mjegullës afatshkurte