Në mesin e ankesave kanë qenë edhe raste të riparimit të inverter-kondicionerëve, të cilët janë blerë edhe nga 80.000 denarë, ndërsa nuk punojnë, ndërsa riparuesit nuk i përgjigjen thirrjes
Shkup, 27 shkurt – Më shumë se 2700 persona gjatë vitit të kaluar janë ankuar në Organizatën e Konsumatorëve të Maqedonisë. Më së shumti ankesa ka pasur në rajonin e Shkupit, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm, ndërsa pjesa më e madhe kanë të bëjnë me riparimin e telefonave celularë, inverter-kondicionerëve, frigoriferëve. Raste specifike që janë paraqitur vitin e kaluar kanë qenë për blerje të produkteve jashtë objektit afarist. “Gjatë vitit të kaluar kishim raste specifike të marrëveshjeve të lidhura jashtë hapësirave afariste që janë zgjidhur me ndihmën e Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë. Bëhet fjalë për raste kur konsumatorëve u ofrohen produkte të ndryshme kur janë të ftuar jashtë hapësirave afariste, kur u ofrojnë drekë falas ose u japin dhuratë të vogël, ndërsa marrëveshjet që i kanë nënshkruar janë në shumë prej 30.000 deri 80.000 denarë, por nuk i përmbajnë dispozitat e parashikuara me ligj”, deklaroi për MIA-n kryetarja e OKM-së, Marija Lonçar.
Ajo sqaroi se në raste të këtilla afati ligjor për anulim është 14 ditë, por marrëveshjet që kanë qenë të nënshkruara nuk e kanë pasur këtë afat, por ne disa ka pasur afat prej tre ditëve. Përveç kësaj, siç shtoi, nuk janë respektuar edhe ligji për shkak se konsumatorëve u janë marrë paraprakisht mjete që më pas nuk u janë kthyer dhe kur e kanë prishur marrëveshjen nuk kanë dashur fare të lajmërohen në telefon. Bëhet fjalë për shitje të organizuar jashtë objektit afarist, të produkteve të ndryshme, në mesin e të cilave masazherë, dyshekë magnetikë…
“Nëse përballen me ofertë të këtillë, qytetarët duhet të dinë se në fakt nuk shkojnë në drekë falas, meqë asgjë nuk është falas”, porositi Lonçari. Muajve të fundit, në Organizatën, gjithashtu, ka pasur ankesa në raport me riparimin e telefonave celularë, që kanë pasur të bëjnë me atë se konsumatorëve në raste kur kanë lënë aparat celulare të servilit nuk u është kthyer aparati që e kanë lënë. Lonçar bën të ditur se nuk bëhet fjalë për dukuri masive, mirëpo ka pasur më shumë situata të tilla dhe i porositë konsumatorët kur lënë aparat për riparim, duhet të përcaktojnë hollësisht se për çfarë aparati telefonik bëhet fjalë, të mos bëhet dorëzim-pranimi me riparuesin, meqë mund të mos u kthehet aparati i tyre telefonik.
“Pra, të dinë saktësisht, jo vetëm ta lënë aparatin telefonik dhe të shkojnë”, porosit Lonçari. Gjithashtu, në mesin e ankesave kanë qenë edhe raste të riparimit të inverter-kondicionerëve, të cilët janë blerë edhe nga 80.000 denarë, ndërsa nuk punojnë, ndërsa riparuesit nuk i përgjigjen thirrjes. Te shërbimet publike ka qenë e pranishme dukuria e hedhjes së kompetencave mes institucioneve, më pas ankesa në transportin mes qyteteve, për kreditë e shpejta, veçanërisht te ata që kanë arkëtues të borxheve, për shpërblime të rrejshme… Gjatë vitit të kaluar në Organizatën e Konsumatorëve të Maqedonisë këshillë juridike për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve kanë kërkuar gjithsej 2707 persona. Pjesa më e madhe, 58 për qind, janë në Shkup, nga tetë për qind janë në Manastir, Ohër dhe Shtip, 11 për qind në Koçanë dhe pjesa tjetër në qytetet tjera ku Organizata nuk ka zyrë këshillëdhënëse. Konsumatorët më së shumti duan të komunikojnë me Organizatën përmes telefonit, kështu që, pjesa më e madhe e ankesave të qytetarëve janë lajmëruar përmes telefonit 80 për qind, 13,7 për qind kanë ardhur personalisht në Organizatën, tre për qind janë përmes postës elektronike dhe Fejsbukut dhe 2.3 për qind përmes postës.