Shkup, 23 prill – Numri i aborteve të regjistruara në vend shënon rënie, por rritet numri i vajzave të reja nën moshën 20 vjeçare, të cilët kanë ndërprerë shtatzëninë. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti për Shëndet Publik, sipas të cilëve, numri i përgjithshëm i aborteve të regjistruara dhe të paraqitura në vend bie, ndërsa trend i rënës është vërejtur dhe në vitin 2015, që është viti i fundit për të cilin ka të dhëna të grumbulluara statistikore, shkruan gazeta KOHA. Kështu, në vitin 2015 janë regjistruar 4587 aborte apo 19.9 në 100 foshnjë të sapolindura. Në vitin 2008, në vend janë regjistruar 5900 aborte, që është për 1313 më shumë në… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)