Shkup, 28 maj – Të akuzuarit për hyrjen në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 dhe avokatët e tyre sot në ditën e dytë të debatit publik triditësh para Gjykatës së Apelit në Shkup, vazhduan me shpjegimin e ankesave të dorëzuara për aktgjykimet e lëndës.
Mes 16 të akuzuarve të cilët me gjykimin e shkallës së parë nga marsi i vitit të kaluar ishin dënuar në gjithsej 211 vite burg për vepër penale “kërcënim terrorist të rendit shtetëror” janë ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, pjesëtarët e MPB-së dhe Agjencia e Inteligjencës.
Prokuroria, sërish, ka ankesë për shfajësimin e Igor Durllovskit.
Mbrojtësi i Çavkov, avokati Sashko Dukovski, në seancën e sotme publike tha se rasti është i papërmbajtur, sepse në mes të procedurës ka pasur amnisti të një pjese të akuzuarve të parë, si dhe se për ngjarjen e njëjtë tashmë ka pasur rast tjetër që është procesuar më shpejtë dhe ku të akuzuarit kanë kaluar me akuzë të parrezikshme.
Në fillim i akuzuari Aleksandar Vasilevski Ninxha e njoftoi Gjykatën se, sot derisa është nxjerrë nga burgu, verbalisht është sulmuar nga personat të cilët ishin në shoqërim të vajzës së Mitko Çavkov.
“Personat të cilët ishin në shoqërim të bashkëshortes dhe vajzës së Mitko Çavkov më kërcënuan sot derisa isha duke shkuar në Gjykatë. Çavkov direkt më kërcënoi edhe në ditën e gjykimit”, deklaroi Ninxha.
Gjykata, për atë tregoi se, shërbimet e burgut të cilët e kanë kryer përcjelljen, duhet të bëjnë procesverbal.