Shkup, 26 qershor – Sulmet kibernetike nuk njohin kufij kombëtarë dhe nuk janë të kufizuara vetëm në kuadër të një shteti. Për këtë është e nevojshme ndarja e përvojave dhe praktikave me shtetet e tjera për përmirësimin e përbashkët të sigurisë infrastrukturore kibernetike si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë global.
Për këtë qëllim Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në bashkëpunim me Bashkimin ndërkombëtar për telekomunikime organizon punëtori treditore për siguri kibernetike, në të cilën do të shkëmbehen përvoja me ekspertë rumunë nga sfera e sigurisë kibernetike.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në hapjen e punëtorisë, theksoi se me hyrjen në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në shteti ynë tashmë bëhet metë më atraktive për sulme kibernetike.
“Nuk janë vetëm institucionet qeveritare. Bëhet fjalë për krim kibernetik. Sistemi bankar dhe energjetik dhe gjithçka bëhet shumë më atraktiv për sulme kibernetike nga cilido që ka qëllim të keq. Për këtë definimi i infrastrukturës sonë kritike nuk përfshin vetëm sektorin shtetëror, por edhe privat, gjegjësisht sigurinë e qytetarëve. Këtë që sot e organizojmë është mbrojtje kibernetike i gjithë sistemit tonë kritik”, deklaroi Mançevski.
Theksoi se Ministria punën në definimin e infrastrukturës kombëtare kritike pas çka bashkë me ministrinë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, sipas planit aksional, do të vendoset mbrojtje adekuate kibernetike.
Sekretari shtetëror rumun pranë Ministrisë për Komunikime dhe Shoqëri Informatike Andrej Jonut, tha se Rumania si kryesuese e re me Këshillin e BE-së është veçanërisht e drejtuar drejtë zhvillimit të teknologjive të reja përparuese për përmirësimin e sigurisë kibernetike.
Sipas Marko Obiso nga Bashkimi ndërkombëtar për telekomunikime nivel i lartë i sigurisë kibernetike arrihet përmes sjelljes së politikave adekuate, zbatimin e zgjidhjeve teknike dhe proceseve dhe ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme kombëtare.