Me Samsung Galaxy S8 deri tek fotografitë pa të meta!

Në përditshmërinë tonë çdoherë gjendemi në ndonjë moment që kishim dashur për gjithmonë ta ruajmë në formë të fotografisë ose videos. Gjithësesi, në atë moment gjëja e parë që e kemi afër vetes janë telefonat tanë të mençur mobil dhe kamerat e tyre. Por, së shpejti pas fotografimit vërejmë se nuk është ashtu siç kemi dashur dhe do të kishim menduar se sa do të kishte qenë shkëlqyeshëm po të kishim patur fotografist profesional me neve. Me Galaxy S8 të ri këtë rol do të mund ta merrni ju! Galaxy S8 i ri është i pajisur me 8MP F 1.7 autofoku të mençur në kamerën e përparme dhe 12MP F 1.7 Dual Pixel në kamerën e pasme për fotografi më të mira në kushte të ndriçimit të dobët, zum më të mirë dhe mbrojtje nga fotografitë e mjegullta dhe mundësi për përpunim të tyre të avancuar. Me atë mund të incizoni dhe fotografoni me rezolucion prej 12 megapiksel (Dual Pixel 12MP AF). Videoincizimet janë me rezolucion të lartë, edhe atë 1080 pixel, me mundësi për 30 dhe për 60 frejma në sekondë, varësisht nga nevoja. Kamera ka blendë prej 1.7, ndërsa zumimi digjital është deri në tetë herë.

Gjithashtu, kamera ka të vendosur softuer për fokusim automatik, për detektim të fytyrës, për krijimin e videove të ngadalsuara, si dhe për krijim të t.q HDR incizimeve, me kontrast jashtëzakonisht të lartë të ngjyrave. Njëkohësisht, me këtë pajisje të mençur mund të fotografoni dhe të incizoni fotografi të mira dhe video incizime nën ujë, që e bën Galaxy S8 tuaj shokun tuaj të përkryer për në plazh. Mes tjerash, në dispozicion i keni filtrat më të ndryshëm, fotografitë dhe shtypjet që mund ti vendosni në fotografinë tuaj, duke bërë atë unikate. Me opsionin njohje të fytyrës pavarësisht se cilin efekt do të zgjedhni, ai në mënyrë të shkëlqyeshme do të përshtatet me fytyrën që do ta fotografon, pavarësisht nëse fytyra është në lëvizje. Me të gjitha këto karakteristika në një vend, Galaxy S8 i ri është definitivisht pajisje me të cilin mund të bëni fotografi dhe video incizime të shkëlqyeshme. Duke përdorur kamerën e kësaj pajisje përfundimisht mund të ruani çdo moment edhe atë me kualitet të shkëlqyeshëm me rezolucion të lartë! (koha.mk)