Gjykata ka dënuar me mbi 20 vite burg së bashku, katër aktivistet e Vetëvendosjes për sulmin ndaj Kuvendit në vitin 2016. Deputeti Frashër Krasniqi u dënua me 8 vjet burg, aktivistja Adea Batusha me 2 vjet burg, aktivisti Atdhe Arifi me 6 vjet burg, dhe Egzon Haliti me 5 vjet burg, shkruan Gazeta Metro. Në këtë rast, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ishin Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi. Të katër të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 shkurt të këtij viti ndërsa aktakuzën e kishin quajtur politike ndërsa kërkesat e tyre për hedhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës ishin refuzuar nga Gjykata Themelore.