Tearcë, 5 dhjetor – Filloi rikonstruimi i rrjetit sekondar të ujësjellësit në Tearcë, rrethinë e Tetovës, ku kontroll mbi punimet realizuan ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tearcës, Isen Asani. Me rinovimin e rrjetit të ujësjellësit, institucionet kompetente shpresojnë se dukshëm do të zvogëlohet humbja e ujit për pije, njofton KOHA.
“Kemi kryer kontroll mbi aktivitet ndërtimore të rrjetit të ujësjellësit, i cili është në gjatësi prej 12 kilometrave. Ka dinamikë të punës dhe në pajtim me afatet presim ky projekt plotësisht të përfundojë”, tha ministri Sugarevski.
Sipas kryetarit të Tearcës, Asani, me këtë projekt do të tejkalohet problemi me rrjetin sekondar, ku deri tash humbej uji. Ndërsa, autoritet e Komunës së Tearcës, presin që me këtë projekt të zvogëlohet edhe keqpërdorimi i ujit. Shembull prej më herë është edhe fshati Dobrosh, ku pas vendosjes së rrjetit sekondar janë zvogëluar humbjet.
Mes tjerash, nga kjo komunë, thonë se me zvogëlimin e humbjeve, në sistem nuk do të ketë nevojë si vitin e kaluar sasi shtesë të ujit të merren nga lumi Bistricë.
“Ne sipas numrave kemi katër mijë banor, por vetëm dy mijë janë këtu. Ndërkohë harxhimet janë 40 litra në sekondar. Në të ardhmen 14 litra në sekondar do të mjaftojnë dhe gjithçka do të jetë në rregull. Nuk do të ketë situatë si në periudhën e verës, kur nuk kishte ujë dhe kishte thatësirë, dhe ne morëm ujë nga Bistrica, me çka tash u paraqit uji jo i mirë. Për ujë burimor ne kemi filtra dhe tash sipas parametrave është në rregull”, deklaroi Mefail Miftari, nga Ndërmarrja Publike “Higjiena”, e cila funksionon në kuadër të Komunës së Tearcës. Ndryshe, instalimi i 12 kilometrave rrjet sekondar të ujësjellësit, do të kushtojë 270 mijë euro. (koha.mk)