Maqedonia e ka patjetër të bëjë harmonizimin e rregullativës dhe direktivave më BE-në dhe deri në fund të vitit 2019 duhet të ketë ligj të ri që nënkupton bashkimin e kartonit të gjelbër me polisën e sigurimit për auto përgjegjësi ku njëherit paralajmërohen dhe ndryshime në çmimin e kartonit të gjelbër gjegjësisht liberalizmin e çmimit të polisës për auto përgjegjësi
Zejnulla VESELI
Shkup, 11 shtator – Nga janari i vitit 2020 të gjithë pronarët e makinave që do të duhet t’i regjistrojnë e kanë të domosdoshëm me regjistrimin e veturës së bashku me polisën për auto përgjegjësisë të paguajnë edhe kartonin e gjelbër. Kështu thotë Klime Poposki kryetar i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervisim të sigurimeve. Sipas Poposkit Maqedonia e ka patjetër të bënë harmonizimin e rregullativës dhe direktivave më BE-në dhe deri në fund të vitit 2019 duhet të ketë ligj të ri që nënkupton bashkimin e kartonit të gjelbër me polisën e sigurimit për auto përgjegjësi ku njëherit paralajmërohen dhe ndryshime në çmimin e kartonit të gjelbër gjegjësisht liberalizmin e çmimit të polisë për auto përgjegjësi. “Periudha që vjen kemi disa sfida në pjesën e rregullativave pra se gjithash për shkak të harmonizimit të disa ligjeve me legjislativen Evropiane. Kemi të bëjmë më një regullativën revolucionare sepse po rritet kërkesat e shoqatave të sigurimit në pjesën e menaxhimit më efikas me rreziqet, po rritet niveli i kapitalit të nevojshëm, rritet niveli i transparencës dhe përforcohet menaxhimi korporativ. Vetëm se e kemi të gatshme regullativën në draft versionin dhe se duhet ët fillojmë dialogun me industrinë e sigurimeve dhe se bashku të bëhemi gati për zbatimin dhe miratimin e ligjit të ri për sigurime. Në pajtim me programin nacional për harmonizimin e ligjit më legjislativen e BE-së deri në fund të vitit 2019 duhet të merr dritë jeshile dhe nga janari i vitit 2020 të fillohet me zbatim”, thotë Popovski.
Gjithashtu ai thotë se ajo që duhet është të harmonizohet ligji me legjislativen Evropiane dhe kartoni i gjelbër mos të lëshohet ndaras por kjo të shkon së bashku apo të jetë pjesë e pandarë e polisëd për auto përgjegjësi që do të thotë që çdo makinë që do të regjistrohet nga vitit 2020 do të duhet patjetër të paguajnë edhe për kartonin e gjelbër dhe me rëndësishmja e këtij ligji të ri është se do të liberalizohet tregu në formimin e lirë të çmimeve për auto përgjegjësi nga vetë shoqatat e sigurimeve. “Maqedonia ka çmime të rregulluara për polisën e auto përgjegjësisë të detyrueshme dhe kjo e bënë shtetin e vetëm në rajon dhe BE që zbaton politikën ndaras për polisën dhe kartonin e gjelbër prandaj dhe kemi një huti nga ana e qytetarëve rreth konceptit të kartonit të gjelbër. Në vendet e BE-së dhe në Serbi, Mal i ZI, Bosnja dhe Hercegovina përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës, kartoni i gjelbër nuk paraqitet si polisë e veçantë por është përfshirë në çmimin e polisës për auto përgjegjësi gjatë regjistrimit të makinave. Kështu që në këto vende bëhet pagesë plotësuese prej 5 deri më 20 euro për dhënien e kartonit të gjelbër dhe kjo nuk paraqet premi për kartonin e gjelbër. Prandaj dhe çmimi për polisën e auto përgjegjësi është shumë më e lartë se në Maqedoni. Për shembull në Mal të Zi është 125 euro ndërsa në Maqedoni për makina është 80 euro mirëpo kur blihet dhe kartoni i gjelbër atëherë i bie që çmimi të jetë i njëjtë si në Mal të Zi”, thotë Poposki. Ndërkohë sa i përket çështjes se do të ketë ndryshim të çmimit nëse do të liberalizohej tregu Poposki thotë se në bazë të përvojave të vendeve që kanë liberalizuar tregun si Kroacia , Bullgaria dhe Rumunia mesatarisht çmimi kishte trend të rënies e cila zgjati plot pesë vite, por kompanitë e sigurimeve konstatuan se nuk mund të paguajnë rregullisht dëmet e shkaktuara nga aksidentet në trafik sepse nuk kishin kapital të mjaftueshëm për të paguar dëmet. “Kompanitë e kanë patjetër të dekapitalizohen dhe të korigjojnë çmimet. Për shembull në Bullgari çmimet janë rritur për 30 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Tani për tani nuk dihet saktë se çfarë koncepti do të zbatohet por mund të ndodhë të mos ketë ndryshime të çmimet në tregun e sigurimeve në Maqedoni. Rritja mund të jetë përqindje e vogël për makinat me vëllim të vogël të motorit ndërsa rritje mund të ketë për makinat me vëllim më të madh të motorit. Sa cili model do jetë i pranishëm ketë do ta dimë pasi Qeveria të bënë analizat”, thotë Poposki. Poposki më tej shprehet se nuk ka kornizë kohore se kur Qeveria do të përcaktohet për miratimin e ligjit të ri por se ata si rregullator dhe industria e sigurimeve janë të gatshëm. “Që të ndodhë kjo shumë shpejt duhet patjetër të zgjidhet disa probleme aktuale si për shembull tolerancë zero për makinat e pa regjistruara, të mos ketë lëshime me vonesat e skadimit të regjistrimit të makinave si dhe të zgjidhet problemi për pagesën e dëmeve kur për të njëjtin aksident të ketë vendime gjyqësore të ndryshme”. thotë Poposki. Me eliminim e këtyre problemeve në njëfarë mënyrë dukshëm do të ndikon që shoqatat të pranojnë bashkimin e polisës për auto përgjegjësi me kartonin e gjelbër dhe kjo aspak të mos ndikon në ndryshimin e çmimit dhe kjo të jetë në suaza të mundësive financiare të qytetarëve. “Qëndrimi i Agjencisë për supervisim të sigurimeve është që së pari të ndodhë bashkimi i polisës për auto përgjegjësi me kartonin e gjelbër dh më pas të ndodhë dhe liberalizmi çmimeve në tregun e sigurimeve. Analizat tona rezultojnë se gjithë ky proces mund të ndodhë brenda dy viteve nëse Qeveria miraton vendimin për bashkimin i polisës për auto përgjegjësi me kartonin e gjelbër” thotë Klime Popovski kryetar i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervisim të sigurimeve.