Sekretariati për Çështje Evropiane në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës sot organizon takim joformal me studentët-alumni të programit Erazmus, përfshirë edhe studentë nga jashtë të cilët aktualisht janë në Maqedoni.
Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë Samuel Zhbogar dhe drejtori i agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Darko Dimitrov. Takimi do të realizohet në hapësirat e MQ-BE Info Qendra në Sheshin Maqedonia në Shkup.