Me qeverinë e re do të bisedojmë për planin evropian për Maqedoninë

41

Vetëm menaxhimi stabil në Maqedoni mund t’i qetësojë pasionet politike në vend, deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov për televizionin “TV+”, pasi presidenti Gjorge Ivanov e dorëzoi mandatin për përbërjen e qeverisë. Borisov, pasi Bashkimi Evropian e përshëndeti ndarjen e mandatit të liderit opozitar Zoran Zaev, vlerësoi se tani gjithçka është në duart e politikanëve në Maqedoni.

Sipas kryeministrit bullgar, pasi do të ketë qeveri do të mund të organizohet takim bilateral për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë. “Në momentin kur do të ketë qeveri do të organizojmë takim me kolegët e Maqedonisë, së bashku me ministrat e punëve të jashtme dhe ta bëjmë planin evropian për Maqedoninë, sepse neve na prin kryesimi me BE-në dhe parasheikoj se në agjendë do të jetë tema për zgjerim”, deklaroi Borisov.

Pas ngjarjeve të 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë, kryeministri bullgar Borisov realizoi bisedë telefonike me presidentin Ivanov, liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskin dhe liderin e LSDM,-së Zoran Zaev dhe siç transmeton “Standardnjuz.kom”, ka bërë thirrje për qetësim të situatës, respektim të ligjeve dhe ka shprehur mbështetje për integrimin euroatlantik dhe integrimin territorial të Maqedonisë.

Comments are closed.