Me PSP keqpërdorët deputetët e VMRO-së. Do i vijë koha edhe BDI-së

“Në PSP kryeministri përmendej si “shefi”, ju punësuat atje anëtar të komiteteve partiake nga qytete të ndryshme, të cilët ne që jetojmë nëpër qytete më të vogla i njohim. Përmes tyre Ju dëshironi të kontrolloni rreth 10 deputet të VMRO-DPMNE me kërcënime me dosje që ua mbanit në sirtarë të PSP. Po kërcënonit edhe BDI-në me lëndët e hapura që ua rusni nëpër sirtarë vetëm që të heshtin dhe tu dëgjojnë. Por do tu vijë koha edhe atyre, edhe BDI-së”, ka thënë mes tjerash Dimovski.