Shkup, 18 maj – Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi do të bashkëpunojnë në tërheqjen e turistëve, veçanërisht nga destinacionet e largëta dhe do të tentojnë një kohë të gjatë t’i mbajnë në rajon përmes ofrimit të prodhimeve të përbashkëta turistike me oferta të tureve për vizitë në të njëjtën kohë të tre vendeve.
Kjo është dakorduar në takimin e sotëm të parë iniciues në Shkup midis drejtorit të Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski, drejtoreshës së Organizatës turistike të Serbisë, Marija Laboviq dhe menaxherit për planifikim strategjik të Organizatës turistike kombëtare të Malit të Zi, Emil Kukaj.
Janevski theksoi se të gjitha tre destinacionet në vitin e fundit janë rritur më shumë se mesatarja botërore dhe parashikimet e Organizatës turistike botërore.
Laboviq potencoi se është i shkëlqyer bashkëpunimi i deritanishëm midis organizatave turistike nga tre vendet, por shtoi se rritja dyshifrore e turizmit në periudhën e ardhshme mund të ruhet vetëm me gjetjen e përmbajtjeve shtesë dhe zhvillimit të prodhimeve të përbashkëta turistike.
Kukaj, takimin në Shkup e vlerësoi si hap përpara në bashkëpunimin për promovimin dhe zhvillimin e prodhimit të përbashkët turistik.
Theksoi se takimi në Mal të Zi do të jetë një hap i ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit të përbashkët.